Llojet e operacioneve

PHACO

ose fakoemulzifikimi nënkupton intervenim kirurgjik modern për korrigjim të kataraktit. Gjatë këtij intervenimi përdoret aparat ultrasonik për prishjen dhe pastaj për mënjanimin e thjerrëzës së mjegulluar (kataraktit) të syrit, për ta përmirësuar shikimin. Menjëherë pas fakoemulzifikimit bëhet implantimi i thjerrëzave intraokolare.

Viteroktomia

ose mënjanimi i materies xhelatinoze midis thjerrëzave dhe retinës nënkupton operacion modern të syve me të cilin me ndihmën e pajisjeve të veçanta – vitrktomit mënjanohen mjegullimet e trupit të qelqtë. Mjegullimet (gjaku i ngurtësuar, indet lidhëse, grumbullimet inflamatore) zakonisht mënjanohen bashkë me trupin e qelqtë. Trupi i qelqtë i mjegulluar zakonisht zëvendësohet me implantimin e vajit të tejdukshëm në trajtë silikoni. Operacioni realizohet në rastet e retinopatisë proliferative të zhvilluar të diabetit, në rastet kur ka gjak dhe anomali të tjera që nuk janë të tejdukshme në trupin e qelqtë, në rastet e trupave të huaja dhe në rastet e ekzistimit të lidhëseve vitreale midis trupit të qelqtë dhe retinës.

Keratokonusi

klasifikohet në grupin e keraktektazave (theksimi i bebëzës), të cilat karakterizohen me hollimin dhe theksimin e bebëzës. Dukuria kur bebëza në zonën qendrore, duke e përfshirë edhe fushën e shikimit, bëhet më e gjakosur krahasuar me periferinë e syrit, quhet keratokonus. Dukuri më e rrallë është keratoglobi, kur e gjithë bebëza bëhet më e gjakosur dhe më e theksuar, por ajo mbetet në formë sfere.

Në fillim të sëmundjes hollimi dhe shtrembërimi i bebëzës tek keratokonusi është i kufizuar në zonën apikale (në majën e bebëzës), e cila shumë shpesh është e decentralizuar në raportin me qendrën gjeometrike të bebëzës. Pozicioni mund të ndryshoj gjatë progresionit të sëmundjes. Hollimi në qendrën e bebëzës mund të arrij deri në 0,1 mm. Intervenimi kirurgjik duhet të bëhet kur hollimi i bebëzës do të arrij deri në 0,2 mm dhe me diametër deri në 7 mm.

Nëse intervenimi kirurgjik do të bëhet më vonë shkaktohet i ashtuquajturi glaukomi sekondar. Në raste ekstreme mund të shkaktohet edhe rupturë të bebëzës, përkatësisht të shkaktohet lëndim. Karatokonusi shpesh shoqërohet edhe me sëmundje të tjera, siç janë kakatari i pranverës, neurodermitisi dhe disa sëmundje të metabolizmit. Gjithashtu nuk duhen harruar as predispozitat gjenetike.

Nga aspekti i përdorimit të thjerrëzave tek keratokonusi duhet të merren parasysh faktet në vijim: Keratokonusi është sëmundje që shfaqet tek njerëzit e rinj nga 6 deri në 40 vjet dhe zakonisht shfaqet në moshën e pubertetit. Ai nuk shfaqet pas kalimit të moshës 40 vjeçare. Sëmundja i prek të dyja sytë, por zakonisht fillon në njërin nga sytë. Zakonisht shfaqet tek meshkujt. Në fazën fillestare të keratokonusit shfaqet një astigmatizëm miopen me bosht karakteristik nga 2 deri në 8 gradë, që paraqet shenjë për shfaqjen e keratokonusit. Pacientëve u dobësohet shikimi, i cili nuk mund të rregullohet mirë me përdorimin e syzeve.

Operacioni i syve YAG me laser

nënkupton intervenim korrigjues, i cili realizohet për mënjanimin e çrregullimeve që mund të shkaktojnë probleme me shikimin. Në këtë operacion përdoret drita e padukshme infra e kuqe që të bëhen prerje të vogla të membranave në brendësinë e syrit. Ky operacion shpesh është i nevojshëm pas operimit të kataraktit dhe konsiderohet si operacion i zakonshëm. Operacioni fillon me aplikimin e pikave për zgjerimin e lentës së syrit, ndërsa më vonë bëhet një prerje e vogël të kapsulës së mjegulluar të syrit për ta përmirësuar shikimin e mjegulluar pas intervenimit kirurgjik. Metoda YAG është intervenim i lehtë ambulant, pa shtrimin e pacientit në spital dhe realizohet brenda disa minutave. Pas operacionit pacienti ndihet mirë. Disa pacientë kanë përmirësim momental të shikimit, ndërsa të tjerët përmirësimin e shikimit mund ta ndiejnë pas disa ditësh.

LASIK

paraqet procedurë kirurgjike e cila përdor teknologji me laser për korrigjimin e shkurtpamësisë (myopia), largpamësisë (hyperopia) dhe astigmatizmit. Kur bëhet fjalë për shkurtpamësinë qëllimi i këtij intervenimi është të përmirësohet këndi i ashpër i bebëzës, ndërsa në rastet e largpamësisë duhet të arrihet kënd më i madh i bebëzës. Me metodën LASIK gjithashtu bëhet korrigjimi i astigmatizmit nëpërmjet lëmimit të çrregullimeve të bebëzës në formë më normale. Kjo metodë realizohet me intervenim ambulant dhe nuk zgjat më shumë se disa minuta. Para fillimit të procedurës në sy aplikohen pika narkoze. Gjatë kësaj, kirurgu përdor pajisje të kompjuterizuara për ta përshtatur laserin me diagnozën individuale të pacientit. Pacienti për një kohë të shkurtër e drejton shikimin e tij drejt dritës, ndërsa laseri lëshon rrezet e tij dhe pa dhimbje i jep formë të re bebëzës.

TIRETOPLASTE

nuk ekziston procedura e tillë. Ndërkohë ekzistojnë Keratoplastika, Skleroplastika dhe Kolagjenoplastika